Flash

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina humb kontrollin, plagosen 2 persona

Lapsi.al 20 June 2024
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina humb kontrollin, plagosen 2

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor "Levan-Tepelenë". Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar 2 persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 12:20, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", shtetasi P. A., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI