Flash

E BUJSHME/ Ilir Meta deklaron divorcin me Monika Kryemadhin

Lapsi.al 20 June 2024
E BUJSHME/ Ilir Meta deklaron divorcin me Monika Kryemadhin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë të fortë në intervistën e sotme në Çim Peka Live në SYRI TV përsa i përket marrëdhënies së tij me Monika Kryemadhin. Pyetjes së Pekës, se si mund të bindi anëtarësinë dhe publikun se SPAK është i kapur nga Rama, kur nuk bind dot bashkëshorten e tij, Meta u shpreh se për shkak të kësaj deklarate zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja e tij tashmë. 

"Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje" - tha Meta. 

Këtë të enjte Meta konfirmoi publikisht se kishte bërë gati letrat e divorcit me Monikën. Edhe pse të njohur që në rininë e tyre ata rezultojnë të martuar që nga 29 tetori i 1998. Të dy kanë 2 vajzat, Borën dhe Erën dhe një djalë, Besarin. Kohët e fundit ata kanë shpesh në dyer e SPAK pasi të dy janë nën hetim nga kjo prokurori. Për Kryemadhin po verifikohen disa kontrata lobimi për LSI-në ndërsa për Metën roli i tij në çështjen Cez-DIA. Për të dy po kryhet edhe verifikimi i pasurisë. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

I nxehti "përvëlon" Ballkanin

Një valë i nxehti ka përfshirë Ballkanin, me temperatura mbi 39 gradë Celsius, që janë regjistruar në Shqipëri, Serbi, por edhe në Malin e Zi. E teksa në Shq...

18:35

Sarandë, zjarr në një kompleks pallatesh

Një zjarr ka rënë masditen e sotme në lagjen nr 1 në hyrje të qytetit të Sarandës. Bëhet me dije se zjarri ka rënë mes disa pallatesh në ndërtim. Siç raportohet...

16:00

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI