Flash

Përvetësoi 27 mijë euro nëpërmjet mashtrimit në kompaninë ku punonte, arrestohet 34-vjeçari

Lapsi.al 20 June 2024
Përvetësoi 27 mijë euro nëpërmjet mashtrimit në

Një 34-vjeçar nga Shkodra është vënë në pranga pasi përvetësoi 27 mijë euro nga kompania ku punonte. Sipas njoftimit të policisë i arrestuari mashtronte duke depozituar në bankë shuma më të vogla parash se shumat reale. Bëhet me dije se nëpërmjet mashtrimit, 34-vjeçar kishte përvetësuar 27 000 euro.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Statment".

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi R. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale "Mashtrimi", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve".

Ky shtetas, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale.

Nëpërmjet mashtrimit, ky shtetas ka përvetësuar 27 000 euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.8 lekë dhe do të shitet me 100.6 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 92.8 lekë dhe do shitet ...

08:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI