Flash

Shqipëria, europiania e vetme në turneun e Lindjes së Mesme: Tekniku Bushi publikon listën e Kombëtares

Lapsi.al 20 June 2024
Shqipëria, europiania e vetme në turneun e Lindjes së Mesme:

Kombëtarja shqiptare U-20 do të marrë pjesë në turneun e veçantë në Arabinë Saudite që do të zhvillohet në datat 25 qershor – 5 korrik. Shqipëria në fakt është skuadra e vetme europiane në turneun e Lindjes së Mesmë. Trajneri Alban Bushi ka shpallur edhe listën me emrat e 20 lojtarëve të ftuar për turneun që do të zhvillohet në Arabinë Saudite. 12 lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Në këtë turne pjesëmarrës përveç Shqipërisë do të jenë edhe 11 vende arabe; Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Jordania, Kuvajti, Jemeni, Libani, Palestina, Iraku, Siria, Bahraini dhe Omani.

Lexo më tej: "Fetai si Modric". Alban Bushi paralajmëron Finlandën dhe Zvicrën: "Ndeshja e jetës, duam Europianin"

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite më datë 22 qershor. Në këtë turne Shqipëria është pozicionuar në grup B së bashku me Libanin, Irakun dhe Jordaninë. Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e parë më datë 26 qershor ndaj Libanit, ndërsa dy ditë më pas më datë 28 qershor do të përballen me Irakun. Sfida e fundit e Shqipërisë U-20 në grup do të jetë ndaj Jordanisë më datë 30 qershor. Më pas do të nisë faza me eliminim direkt deri në sfidën finale që do të luhet më datë 5 korrik.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI