Flash

Video/ Spanja, likuidon Italinë: La Roja dominon e fiton me autogolin e Calafiori

Lapsi.al 20 June 2024
Video/ Spanja, likuidon Italinë: La Roja dominon e fiton me autogolin e

1-0 ka përfunduar përballja mes Spanjës dhe Italisë në sfidën e dytë të vlefshme për Grupin B të Euro 2024. Pavarësisht rezultatit minimal të siguruar nga Spanja, dominimi i tyre ishte i frikshëm, duke regjistruar statistika mbresëlënëse. Një rezultat që i jep shpresë Shqipërisë, që duhet të luajë ndeshjen e fundit me iberikët e kualifikuar si të parët në grup.

Përballja u vendos nga autogoli i Calafiori në minutën e 55'. Spanja me këtë rezultat sigurin vendin e parë në grup me 6 pikë. Skuadra e De La Fuente, regjistroi plot 7 goditje në kuadrat, kundrejt vetëm 1 të Italisë, katër minuta nga fundi me Cristante. Donnarumma ishte padyshim më i miri për të kaltrit, duke shmangur një goleadë të mundshme.

Një leksion futbolli i skuadrës së De La Fuente që theu Italinë në çdo aspekt duke treguar se diferenca mes tyre në këtë moment është e frikshme. Në duelet e ditës së hënë, Italia do të përballet me Kroacinë, ndërsa Spanja me Shqipërinë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI