Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Franca luan sonte kreun e grupit me Holandën, Mbappé provon maskën: në fushë edhe katër skuadra të tjera

Lapsi.al 21 June 2024
Franca luan sonte kreun e grupit me Holandën, Mbappé provon

Një ditë e rëndësishme e Euro 2024, me ndeshje që vendosin hierarkinë e grupit D, por krijojnë një ide të qartë edhe për atë E. Sllovakia dhe Ukraina e nisin në orën 15, pastaj në fushë zbret Polonia e Austria, që kërkojnë pikët për një vend të tretë që mund të bëhet i rëndësishëm. Në mbrëmje pastaj supersfida që vendos kreun e Grupit D, ku Franca do të përballet me Holandën. "Mbappé u stërvit dje dhe sot, kështu që do të shohim. Do të bëjmë gjithçka me stafin mjekësor për ta vënë atë në dispozicion për nesër. Si të gjithë lojtarët edhe ai dëshiron të jetë, pati një dëmtim të rëndë, por më mirë hunda se kavilja apo gjunjët”.

NJERIU ME MASKË

Në prag të ndeshjes ndaj Holandës në Leipzig, vendimtare për kryesimin e grupit D të Euro 2024, trajneri i Francës, Didier Deschamps, shfaqet i sigurt në rikuperimin e sulmuesit të ri të Real Madrid, që u dëmtua në ndeshjen debutuese ndaj 'Austrisë. Mbappé do të luajë me maskën mbrojtëse dhe e kishte veshur një të tillë me trengjyrëshin francez në seancën e fundit stërvitore.

"Mbappé është më mirë, ne do të vendosim në fund nëse ai mund të luajë. Gjithçka po shkon në drejtimin e duhur pas goditjes që mori dhe pasojave që pati. Gjithçka duket se po evoluon në një drejtim pozitiv, por le të shohim - tha Deschamps në konferencën për shtyp -. Të shpresojmë se do të gjejmë mënyrën të jetë, por nuk jam veçanërisht i shqetësuar".

Lexo më tej: Video/ Mbappé, me hundë të thyer e me maskë: asnjë operacion për të mos humbur Europianin

Për kundërshtarët e tyre, që ashtu si Franca ka fituar ndeshjen e parë, Deschamps është i qartë: "Hollanda po bën shumë mirë, i mungojnë disa lojtarë, por ende ka një ekip cilësor - tha Deschamps për Sky Sport -. Objektivi ynë dhe i tyre është të përpiqemi të kualifikohemi".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI