Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Video/ Kryevepër e Yaremchuk: Ukraina përmbys Sllovakinë e kthehet në luftë për kualifikim

Lapsi.al 21 June 2024
Video/ Kryevepër e Yaremchuk: Ukraina përmbys Sllovakinë e
Ukraina thyen me përmbysje Sllovakinë 2-1 në raundin e dytë të Grupit E të Euro 2024 dhe është rikthyer në garë për një vend në 1/8 e turneut. Kombëtarja e drejtuar nga Calzona e nisi fuqishëm dhe zhbllokoi ndeshjen pas 17' me golin e dytë të turneut të Schranz. Më pas, sllovakët humbën ritmin ranë shumë dhe në pjesën e dytë ndeshja ndryshoi. Fillimisht Shaparenko u kujdeset për të barazuar rezultatin (54'), ndërsa i sapofuturi në fushë Yaremchuk (80') kompletoi misionin. Për të dyja skuadrat, tashmë me 3 pikë, gjithçka do të vendoset në ditën e fundit në ndeshjet ndaj Belgjikës dhe Rumanisë. Krenaria, popullit ukrainas, sigurisht që nuk i mungon. Kjo është ndjesia që nxiti rikthimin me të cilin kombëtarja e Serghiy Rebrov mposhti Sllovakinë dhe riktheu veten në luftë një nga grupet më të balancuara të Kampionatit Evropian. Sllovakia mund të kualifikohej nëse do të fitonte, por mbeti në fund pa asgjë, edhe pse skuadra e teknikut Calzona performoi shumë mirë në gjysmën e parë të lojës. Lexo më tej: Video/ Rumania me 'snajper', gafat e portierit të Real Madrid shembin Ukrainën në debutim Pikërisht në atë moment erdhi goli i Schranz, i cili duket se e drejtoi ndeshjen në pista të favorshme. Por Ukraina doli përpara me krenari dhe legjitimoi 2-1 final. Kthimi u arrit në pjesën e dytë nga Shaparenko dhe Yaremchuk (gol magjik i tij), të cilave iu shtuan dy shtylla nga Tymchyk dhe Mudryk. Lobotka ishte nota e vetme jo stonuese në radhët sllovake, ndërsa Dovbyk, një profil i ndjekur me shumë vëmendje në Serie A, zhgënjen pritshmëritë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI