Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Roberto Baggio rrëfen 40' e terrorit: "U godita sepse mbrojta familjen. Nuk ndjej dhimbje, vetëm tërbim"

Lapsi.al 22 June 2024
Roberto Baggio rrëfen 40' e terrorit: "U godita sepse mbrojta

"Sapo kishte filluar pjesa e parë e ndeshjes. Papritur u gjenda përballë këtyre individëve me kapuç. Mendova se ishin vetëm dy prej tyre, ndaj u përballa me ta". Kështu tregon ngjarjen e rëndë Roberto Baggio, i cili mban një fasho të madhe në kokë për të mbuluar qepjet, pas grabitjes brutale që pësoi në shtëpi bashkë me familjen. Ish-kampioni shtoi: “Unë u përpoqa t'i godisja për të mbrojtur gruan dhe fëmijët, por më pas erdhën edhe të tjerët. Fillimisht dy të tjerë, pastaj një i pestë. Për më tepër, pashë që jashtë ishte një person tjetër, roje. Më paralizuan dhe përfundova në tokë, nuk mund ta harroj atë ndjesinë e pafuqisë. Tani nuk ndjej frikë, por vetëm tërbim".

“Në rrethana të ngjashme çdo gjë mund të ndodhë, e për fat të mirë dhuna e pësuar solli vetëm disa qepje, mavijosje dhe shumë frikë”, vijoi rrëfimin e tij kampioni për Repubblica, pa e fshehur habinë e tij për metodën. “Sulmi ishte i shpejtë rrufe, tani do të forcoj më tej sistemet e zbulimit në të gjithë perimetrin”.

Lexo më tej: Zbulohen detajet e agresionit ndaj Roberto Baggio: gjashtë persona, armë, gjak e pengmarrje në një dhomë

Në Altavilla Vicentina mbërriti edhe Diego Fabbi, vëllai i gruas së Roberto Baggio, Andreina. “Ne folëm gjerësisht, por motra ime nuk donte ta kujtonte të gjithë dinamikën, sepse ajo është ende shumë e tronditur - tha ai -. Ata ishin të gjithë duke parë ndeshjen së bashku dhe për fat të keq ishte edhe nëna ime. Nuk kanë arritur ta kuptojnë se nga hynë. Ajo që është e sigurt është se e kanë rrahur shumë fort".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI