Flash

Siguria në plazhe/ Bllokohen 16 jet ski, skafe dhe gomone në Ksamil, Durrës, Shëngjin dhe Velipojë

Lapsi.al 22 June 2024
Siguria në plazhe/ Bllokohen 16 jet ski, skafe dhe gomone në Ksamil,

Policia kufitare ka bllokuar sot 16 mjete, lundruese në Ksamil, Durrës, Shëngjin dhe Velipojë Në mjetet e bllokuara nga policia përfshihen 12 jet ski, 2 skafë dhe 2 gomone.

Gjashtë nga drejtuesit e këtyre mjeteve janë gjobitur me nga 100 mijë lekë gjobë, ndërsa 10 të tjerët u ndëshkuan secili, me masa administrative 10 000 – 20 000 lekë dhe për mungesë dokumentacioni.

Njoftimi i policisë:

Departamenti i Policisë Kufitare/Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare dhe i atyre të Njësisë Policore Detare, për sigurinë e pushuesve.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 16 mjete lundruese.

Mjetet e bllokuara: 12 jet-ski, 2 skafe dhe 2 gomone.

7 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

6 prej mjeteve lundruese të bllokuara, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masë administrative 100 000 lekë.

Drejtuesit e 10 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili, me masa administrative 10 000 – 20 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Të këshilluara

Zbuluesi i grupeve të gjakut

Dhuruesit e gjakut janë të nevojshëm dhe të kërkuar. Por është jetike që secili ta dijë grupin e vet të gjakut. Grupet e gjakut i ka zbuluar patologu, hematolo...

09:08

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI