Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Video/ Fiton Belgjika, Lukaku sheh t'i anulohet goli i tretë në dy ndeshje: të gjithë me tre pikë në Grupin E

Lapsi.al 22 June 2024
Video/ Fiton Belgjika, Lukaku sheh t'i anulohet goli i tretë në

Belgjika mundi Rumaninë 2-0 në ndeshjen e raundit të dytë të Grupit E të Euro 2024 dhe arriti suksesin e parë në turne. Djajtë e Kuq i bashkohen kështu skuadrave të tjera të grupit me tre pikë. Ndeshja në Këln u hap nga goli i rrufeshëm i Tielemans, i cili shënoi pas vetëm 2' pas asistit të qendërsulmuesit Lukaku. Në fund, De Bruyne mbylli llogaritë në minutën e 80', duke përfituar nga një gabim i qendërmbrojtësve rumunë në rivënien e Casteels. Gjithçka do të vendoset në ditën e fundit, të planifikuar për të mërkurën në mbrëmje.

Lexo më tej: Video/ Lukaku e VAR dënojnë Belgjikën: Schranz e bën Sllovakinë të festojë

Belgjika kaloi me forcë Rumaninë me rezultatin 2-0 dhe është rikthyer në lojë për kalimin në fazën e 1/8, në një grup ku pas dy ndeshjeve të luajtura të gjitha skuadrat janë me nga tre pikë në renditje. Vendosën sfidën golat e Tielemans në minutën e 2' dhe De Bruyne në pjesën e dytë. Një rezultat i drejtë: skuadra e teknikut Tedesco luajti më mirë se rumunët, edhe pse ballkanasit patën rastet e tyre. Mbi të gjitha flagrant ishte ai i Man. Duhet theksuar se Romelu Lukaku pa t'i anulohet një tjetër gol, i treti i këtij kampionati europian, për shkak të pozicionit jashtë loje të zbuluar nga VAR.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI