Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Video/ Gjeorgjia, pikë historike në Europian: Mamardashvili bllokon Republikën Çeke

Lapsi.al 22 June 2024
Video/ Gjeorgjia, pikë historike në Europian: Mamardashvili bllokon

Gjeorgjia e Khvicha Kvaratskhelia mori pikën e parë historike në një kampionat evropian. Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja kundër Republikës Çeke, në Hamburg, në ditën e dytë të Grupit F. Protagonist absolut i ditës ishte portieri Mamardashvili, i cili bëri pritje vendimtare për të gjithë të nëntëdhjetë minutat. Takimi u zhbllokua nga Mikautadze që realizoi me penallti në kohën shtesë të pjesës së parë. Rrethimi çek çoi në barazimin e Schick (më pas i dëmtuar) me një devijim të rastësishëm pas shtyllës së goditur nga Lingr, por përmbysja e plotë dështoi.

Një pikë që nuk i shërben askujt. Në Hamburg, Gjeorgjia e Çekia e mbyllën 1-1. Goli i Mikautadze hapi ndeshjen në fundin e pjesës së parë, kur u tregua i aftë të mposhtte Stanek me të djathtën. Patrik Schick, pastaj, barazoi në pjesën e dytë. Sulmuesi i Bayer Leverkusen, i cili doli me një dëmtim muskulor pak minuta pasi shënoi, ishte më i rrezikshmi i skuadrës së tij. Ai shënoi në minutën e 59' falë një episodi me fat.

Lexo më tej: Video/ Gjeorgjia bën historinë me penallti e shkon në Euro2024: eliminohet Greqia

Megjithatë, më i miri në fushë ishte Giorgi Mamardashvili, numri një i Valencias, i cili ishte protagonist me të paktën katër ndërhyrje vendimtare (dy nga këto ndaj Schick). Portieri e mbajti kombëtaren e tij në këmbë. Kvaratskhelia u mundua të bënte diçka. Disa goditje nga ana e tij, një asist i bukur i pashfrytëzuar nga Mekvabishvili para golit të Schick dhe shumë vrapim. Lojtari i Napolit doli nga fusha me 8' të mbetura nga loja. Në minutën e fundit, një mundësi e bujshme u gllabërua nga Lobjanidze, i vetëm përpara Stanek. Topi i goditur prej tij përfundoi shumë lartë mbi traversë. Të dyja skuadrat janë në kuotën e një pikëve. Gjeorgjia në ndeshjen e fundit do të përballet me Portugalinë, ndërsa çekët me Turqinë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI