Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Zbulohen detajet e agresionit ndaj Roberto Baggio: gjashtë persona, armë, gjak e pengmarrje në një dhomë

Lapsi.al 22 June 2024
Zbulohen detajet e agresionit ndaj Roberto Baggio: gjashtë persona,

Dyzet minuta tmerr i pastër, Roby Baggio dhe familja e tij u mbyllën në një dhomë pa telefona dhe me Bishtalecin hyjnor të gjakosur, i goditur në kokë nga një prej kriminelëve. Agresioni i pësuar nga ish-Topi i Artë mori konotacione edhe më shqetësuese teksa kalonin orët, kur nisën të zbuloheshin detajet. Një komando e përbërë nga gjashtë persona befasoi ish-kampionin dhe familjen e tij në shtëpinë e tyre, gjatë kohës kur luhej Spanjë-Itali. E, pas një përleshjeje për të mbrojtur gruan, fëmijët dhe të pranishmit në shtëpi, Baggio mori gjashtë qepje në ballë.

Plaçka e grabitur, e cila ende nuk është përcaktuar në vlerë, përfshinte disa bizhuteri dhe objekte me vlerë, por jo reliket sportive. Dëmi kryesor, megjithatë, iu bë shpirtit të familjes Baggio, e cila, në një mbrëmje të nxehtë në fillim të verës, përjetoi momente tmerri në të cilat, për ta thënë me fjalët e përdorura nga vetë Roberto, "gjithçka mund të ndodhte". E gjithçka ndodhi, por fatmirësisht pa pasoja më të rënda se disa qepje.

SI NDODHI PENGMARRJA

Rreth orës 21:30, duke përfituar nga një sistem alarmi që funksiononte vetëm pjesërisht, për shkak të të ftuarve të shumtë në shtëpi dhe dritës së ditës ende të pranishme jashtë, grupi i kriminelëve hyri në shtëpinë e Divin Codino. Ata hynë nga disa dritare të mbetura të hapura për të lënë të qarkullonte sa më shumë ajër. Pasi vuri re dy të panjohur në vilë që synonin një grabitje të armatosur, Baggio ndërhyri për të mbrojtur të dashurit e tij, duke reaguar ndaj tentativës së afrimit të kriminelëve për të përdorur shantazhin klasik për sigurinë e familjarëve. Këtu Baggio u kap në befasi: grupi invaziv në vilën e tij, në fakt, përbëhej nga katër persona të tjerë për gjithsej gjashtë. E në përleshje, ish-kampioni i futbollit u godit në kokë me dorezën e armës, duke u rrëzuar në tokë i gjakosur.

THIRRJA E POLICISË

Në atë moment Baggio dhe familja e tij, të privuar nga telefonat celularë për të shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me jashtë, u mbyllën në një dhomë të vilës kur Bishtaleci hyjnor ishte i gjakosur por ende i kthjellët, për të qetësuar familjen e tij. Pas rreth dyzet minutash paniku, pasi kriminelët ishin larguar, Roberto theu derën e dhomës, duke thirrur policinë.

Lexo më tej: E turpshme! Roberto Baggio rrihet dhe grabitet: mbahet peng nën terror, për 40 minuta, me gjithë familjen

Në dhomën e urgjencës në Arzignano, u nevojitën gjashtë qepje për të mbyllur plagën në kokën e Robertos disa orë pas incidentit. Për të kapërcyer traumën, e tij dhe të familjes, ndoshta do të duhet pak më shumë kohë: "Tani duhet të kapërcejmë frikën - tha Baggio për Ansa -. Në rrethana të ngjashme çdo gjë mund të ndodhë, por për fat të mirë dhuna e pësuar ka krijuar vetëm një disa qepje për mua, mavijosje dhe frikë”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI