Flash

Burrat shqiptarë shkojnë në aktivitete kulturore më shumë se gratë

Lapsi.al 23 June 2024
Burrat shqiptarë shkojnë në aktivitete kulturore më

Burrat shqiptarë duket se janë frekuentues më të mëdhenj të aktiviteteve kulturore në vend në raport me gratë. Statistikat e kulturës 2023, të publikuara nga Instituti i Statistikave, tregojnë se për dy vite rresht, tendenca ishte e njëjtë. Meshkujt ishin 31.3 për qind pjesëmarrës në këto aktivitete në raport me femrat, 28.4 për qind.

“Në vitin 2022, 29,8% e individëve mbi 16 vjeç raportuan se morën pjesë rregullisht në të paktën një aktivitet kulturor me pagesë gjatë 12 muajve të fundit.

Për të dyja vitet, vihet re që burrat kanë përqindje më të lartë të pjesëmarrjes në aktivitetet kulturore krahasuar me gratë. Aktivitetet kulturore përfshijnë vizitat në teatër, kinema, koncerte, aktivitete sportive etj.” raportoi INSTAT.

Në publikim sqarohet se të dhënat, lidhur me numrin e aktiviteteve kulturore dhe numrin e pjesëmarrësve në aktivitetet kulturore bazohen në Anketën e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës që INSTAT zhvillon dhe ato administrative, të siguruara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kjo statistikë mbi pjesëmarrjen në aktivitete kulturore për individët mbi 16 vjeç ende nuk është përditësuar për vitin 2023. Ndërkohë INSTAT ka përmbledhur në publikim të dhënat mbi numrin e shfaqjeve, premierave të organizuara gjatë vitit nga institucionet qendrore të artit, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Gjatë vitit 2023, janë organizuar gjithsej 1.175 shfaqje dhe premiera në institucionet qendrore të artit në të cilat morën pjesë 153.041 spektatorë.

Mbi 1/3-ën e këtyre spektatorëve e ka marrë Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor që regjistroi një pjesëmarrje mbi 55 mijë spektatorë gati katër herë më i lartë se një vit më parë. Pas tij vjen i Teatri Kombëtar Popullor dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit mban numrin më të ulët mes këtyre institucioneve sa i takon pjesëmarrjes së spektatorëve ku numri në vitin 2023 në raport me një vit më parë është përgjysmuar.

Të këshilluara

Maliq, makina merr flakë në ecje

Një mjet është përfshirë totalisht nga flakët në fshatin Çaushli pranë Maliqit, teksa drejtuesi, me inicialet Xh. Sh. ndodhej brenda. Mësohet se ai ka dalë menj...

14:30

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI