Flash

Justin Timberlake reagon pas arrestimit të tij

Lapsi.al 23 June 2024
Justin Timberlake reagon pas arrestimit të tij

Justin Timberlake iu drejtua arrestimit të tij në mëngjesin e së martës  për herë të parë gjatë koncertit të tij në Çikago të premten në mbrëmje.

"Ishte një javë e vështirë," i tha Timberlake turmës së United Center. "E di që është e vështirë të më duash ndonjëherë, por ju vazhdoni të më doni dhe më suportoni."

Page Six iu tha se gjatë arrestimit të tij, Timberlake, shprehu shqetësimin e tij se arrestimi do të "prishte turneun". Ai aktualisht është në turneun e tij Botëror Forget Tomorrow, i cili filloi në Vancouver, British Columbia më 29 Prill dhe ka ndalesa në më shumë se 50 qytete.

Megjithatë, të enjten, një burim i brendshëm i industrisë  informoi Page Six se incidenti ligjor nuk do të ndikonte në turneun në vazhdim dhe se ai do të “vazhdonte promovimin për albumin e tij ['Everything I Thought It Was'] siç ishte planifikuar, i cili, natyrisht, përfshin datat e turneut.”

Ndalesat e turneut të tij në Çikago, të cilat përfshijnë të premten dhe të shtunën mbrëma, shënojnë koncertet e tij të para pas qëndrimit të tij të shkurtër në paraburgim.

10-herë fituesi i Grammy-t u arrestua në Sag Harbor, NY, pak pas mesnatës së së martës, ndërsa po udhëtonte për në hotelin e tij nga një darkë me miqtë e tij në Hotelin Amerikan, sipas burimeve të Page Six.

Një oficer e  ndaloi atë pasi ai devijoi nga rruga.Sipas kallëzimit penal, ai refuzoi testin e alkoolit në vendngjarje.

Për më tepër, ai mbante erë të fortë" alkooli dhe kishte "të folur të ngadaltë" - të gjitha shenja treguese të dehjes.

Ai u godit me një akuzë për drejtim automjeti në gjendje të dehur, si dhe dy shkelje të trafikut për mos respektimin e shenjës së ndalimit dhe mosqëndrimin në korsinë e duhur të udhëtimit.

 

 

Të këshilluara

Tayna dhe Rinor Hykolli bëjnë paqe

Tayna dhe ish-menaxheri i saj, Rinor Hykolli kanë vendosur të lënë pas konfliktet. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Rinori, përmes një postimi në Instagram....

22:40

Ç’ndodhi? Arrestohet Travis Scott

Travis Scott  është arrestuar në Miami, pasi dyshohet se ka shkelur ligjin në gjendje të dehur. Arrestimi i tij ndodhi në orën 1:45, pas një debati në një jaht....

16:18

Ashanti dhe Nelly i japin fund beqarisë

Ashanti dhe Nelly janë të martuar  prej gjashtë muajsh, sipas të dhënave publike në Misuri. Data e martesës është renditur si 27 dhjetor 2023 në qytetin e li...

17:48

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI