Flash

Vend ters, Polonia e eliminuar: tifozi pagoi 60 euro një biletë, me një shtyllë përpara fytyrës

Lapsi.al 23 June 2024
Vend ters, Polonia e eliminuar: tifozi pagoi 60 euro një biletë, me
Një aventurë aspak e bukur për një tifoz polak në Olympiastodion në Berlin, ku ishte dëshmitar i ndeshjes që Polonia luajti kundër Austrisë. Djali bleu një biletë për shumën e 60 eurove, por kur mbërriti në impiant atë e priste një surprizë e padëshiruar. Tifozi gjeti një shtyllë të madhe përpara sediljes së tij, e cila ia prishi dukshëm pamjen, duke e penguar atë të shihte shumë nga fusha e lojës. Përveç dëmit edhe befasia, pasi Polonia humbi 3-1 dhe u eliminua e para nga Euro 2024. Tifozi fatkeq pa në këtë mënyrë të humbiste kombëtaren e tij. Në fakt, ndoshta e pa nuk është fjala e duhur... Një ngushëllim (ndoshta) i vogël për polakun e pafat është se edhe tifozë të tjerët janë gjetur në të njëjtën situatë. Por si ishte e mundur? Impianti i Berlinit është ndërtuar në vitin 1936 për Olimpiadën Naziste e me kalimin e viteve i është nënshtruar mirëmbajtjes. Por teknikët nuk kanë mundur të kryejnë ndërhyrje masive, pasi stadiumi është një monument, forma e të cilit nuk mund të modifikohet.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI