Flash

Video/ Diletta Leotta, kurorë me Karius me një "white party" luksoze: ceremonia në ishullin e Vullkanit

Lapsi.al 23 June 2024
Video/ Diletta Leotta, kurorë me Karius me një "white party"

Ata i thanë po njëri-tjetrit në perëndimin e diellit, përballë detit të mrekullueshëm të ishullit të Vullkanit: Diletta Leotta dhe Loris Karius u bënë burrë e grua pasditen e djeshme në Therasia Resort, të rrethuar nga dashuria e të afërmve dhe miqve, mes të cilëve edhe shumë VIP-a, si Chiara Ferragni, Elisabetta Canalis, Elodie, Michelle Hunziker me vajzën e saj Aurora dhe Eleonora Berlusconi (dëshmitare nusërie).

Në ceremoninë fetare, e paraprirë nga një “white party” luksoze mirëseardhje për të gjithë të ftuarit, morën pjesë 160 të ftuar. Prezantuesja e Dazn, me një fustan të bardhë të kompletuar me një vello mbi të cilën ishte qëndisur shprehja “All I ever ëant”, u shoqërua në altar nga babai i saj. Ndërsa portieri gjerman i Newcastle e priste pranë nënës së tij.

Lexo më tej: Diletta Leotta, pas fëmijës edhe unazë me Loris Karius: "Duhet t'ju them diçka.. I said yes!"

Leotta, e lindur në Catania në vitin 1991, donte ta festonte këtë ditë të rëndësishme në Sicilinë e saj të lindjes. Nusja eci nëpër tapet me melodinë e All of me, duke shtrënguar një buqetë të vogël në duar. Të sapomartuarit, dukshëm të emocionuar, temën e dasmës së tyre ia kanë kushtuar Arias së vogël, vajzës që do të mbushë një vjeç në gusht, duke shkruar frazën “Aria e dashurisë” në servirjen për të ftuarit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI