Flash

Betimi i qeverisë së re të MV, Athina zyrtare: Mospërdorimi i emrit kushtetues, shkelje e Marrëveshjes së Prespës

Lapsi.al 24 June 2024
Betimi i qeverisë së re të MV, Athina zyrtare: Mospërdorimi

Νjë ditë pas betimit të qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, Ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis, ka kritikuar ashpër përsëri Shkupin zyrtar para Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg .

“Në lidhje me Maqedoninë e Veriut, udhëheqja shtetërore dhe politike e vendit vendosi sistematikisht dhe me këmbëngulje që të mos përdorë emrin kushtetues të saj në diskursin publik brenda vendit. Kjo përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes së Prespës, e cila parashikon përdorimin e njëtrajtshëm të emrit Maqedonia e Veriut, brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë ai.

Sipas kreut të diplomacisë greke «pajtueshmëria me të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjet ndërkombëtare janë baza e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe nuk nënkuptojnë zbatimin selektiv të tyre».

Mediat greke transmetuan sot lajmin se gjatë betimit kryeministri i ri i vendit Hristian Mickotski në fjalimin e tij para betimit, sulmoi verbalisht ata që nënshkruan Marrëveshjen e Prespës , duke e paraqitur përdorimin e termit “Veri” si detyrim.

Madje, e cilësoi si “turp” marrëveshjen e Prespës, duke e bërë të qartë në fjalën e tij në Parlament se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të respektonte Kushtetutën dhe ligjet.

“Epitetin e turpshëm do ta them në betim. Na bëtë ta ndiejmë këtë turp dhe për momentin jam i pafuqishëm ta korrigjoj”, ka deklaruar Mickotski para betimit duke ia hedhur fajin kundërshtarëve të tij politikë dhe duke deklaruar paaftësinë e tij për të ndryshuar situatën ekzistuese.

Nga ana e saj, Athina zyrtare thekson se ka qenë gjithmonë forca jetike për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen europiane dhe e mbështet këtë perspektive, por ashtu si ka përsëritur edhe ministri i Jashtëm i Greqisë kjo rrugë mund të kuptohet vetëm me miratimin e plotë të së drejtës europiane dhe pajtueshmërinë e plotë e të pakushtëzuar me të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.7 lekë e do të shitet me 100.4 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 93 lekë dhe do shitet me 9...

08:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI