Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Kryeministri i ri nuk thotë "Maqedonia e Veriut", Greqia kërcënon me veto

Lapsi.al 24 June 2024
Kryeministri i ri nuk thotë "Maqedonia e Veriut", Greqia

Greqia akuzoi të hënën qeverinë e re të qendrës së djathtë të Maqedonisë së Veriut për thyerjen e një marrëveshjeje historike për emrin e vendit, duke paralajmëruar se kjo mund të dëmtojë shpresat e saj për t’u bashkuar një ditë me Bashkimin Evropian.

Athina po përgjigjej një ditë pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski përdori vazhdimisht emrin e vjetër, Maqedoni, duke thënë se ai e konsideronte emrin e ri të vendit të tij, sipas marrëveshjes, “të turpshëm”.

Marrëveshja e vitit 2018 me Greqinë , e cila pretendon Maqedoninë si emrin e një prej rajoneve të saj, u nënshkrua nga qeveria e qendrës së majtë që Mickoski e mposhti në zgjedhjet e 8 majit . Ai i dha fund një grindjeje dekadash mbi historinë dhe trashëgiminë kulturore dhe përcaktoi që vendi do të miratonte zyrtarisht emrin e ri Maqedonia e Veriut. Marrëveshja lejoi Maqedoninë e Veriut që më vonë të anëtarësohej në NATO.

Duke folur në parlament të dielën përpara një votimi për të miratuar qeverinë e tij të re, Mickoski përdori vazhdimisht emrin e vjetër, Maqedoni. Por pak më vonë në betimin e tij zyrtar, ai përdori emrin e plotë zyrtar të vendit.

“Unë do të duhet të kapitulloj para jush dhe ta them atë emër të turpshëm, sepse është, për fat të keq, pjesë e ligjit dhe kushtetutës që duhet ta respektoj si kryetar i qeverisë”, u tha Mickoski deputetëve.

Si një anëtare e BE-së, Greqia mund të pengojë pranimin e fqinjit të saj – gjë që një tjetër fqinj dhe anëtar i bllokut ballkanik, Bullgaria, po e bën tashmë për një mosmarrëveshje të veçantë me Maqedoninë e Veriut në lidhje me çështjet e pakicave.

Të hënën, ministri i Jashtëm grek George Gerapetritis tha se pranimi i Maqedonisë së Veriut në BE do të ishte “i paimagjinueshëm dhe i papranueshëm” pa respektimin e saj “të plotë dhe të pakushtëzuar” të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjen e emrit me Greqinë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI