Flash

Kush ishte Agim Doçi, poeti i madh shqiptar që u nda nga jeta?

Lapsi.al 24 June 2024
Kush ishte Agim Doçi, poeti i madh shqiptar që u nda nga jeta?

Mëngjesin e sotëm u dha lajmi për ndarjen nga jeta të poetit të mirënjohur shqiptar Agim Doçi. Ai ndërroi jetë pas disa ditës "luftë" me gjenden e rënduar shëndetësore. Doçi pësoi të shtunën e 22 qershorit hemorragji celebrale dhe prej disa ditësh ndodhej në reanimacion.

Kush ishte Agim Doçi dhe çfarë la pas?

Agim Doçi lindi më 9 maj 1948 dhe ishte një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar. Doçi u në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.

Ai ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë.

Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990. Doçi ishte autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.

Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës ku mund të përmenden këngë shumë të njohura si “Marrshi i UÇK-së”, “A vritet pafajsia”. Gjithashtu ai pati botuar disa libra me poezi si "Hajde dru me pre", "Rrëzuar mbi vetminë", "Rituali i kryqëzimit".

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.7 lekë e do të shitet me 100.4 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 93 lekë dhe do shitet me 9...

08:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI