Flash

Pësoi hemorragji cerebrale, ndërron jetë poeti i njohur Agim Doçi

Lapsi.al 24 June 2024
Pësoi hemorragji cerebrale, ndërron jetë poeti i njohur Agim

Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Doçi. Ai u shtrua dy ditë më parë në gjëndje kritike për jetën në Shërbimin Neurovaskular në QSUT pasi kishte pësuar hemorragji cerebrale.

Burimet nga spitali bëjnë me dije se Doçi u nda nga jeta sot në mëngjes në orën 06:00 në moshën 76-vjeçare. Agim Doçi ishte fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Ai lindi më 9 Maj 1948, u diplomua për inxhinieri, por kishte një pasion të rrallë për letërsinë.

Agim Doçi krijoi më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivalet shqiptare. Ai ka botuar disa libra me poezi si 'Hajde dru me pre', 'Rrëzuar mbi vetminë', 'Rituali i kryqëzimit'. Për kontributin e tij të pashoq, Presidenti i ndjerë Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh”.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI