Flash

Refuzoi të martohej, zbulohet shkaku pse vajza u rrah nga babai, vëllai dhe i fejuari

Lapsi.al 24 June 2024
Refuzoi të martohej, zbulohet shkaku pse vajza u rrah nga babai,

Kanë mbetur në burg 3 persona në Vlorë që akuzohen se kanë rrahur një vajzë 29-vjeçare, e cila ishte edhe e sëmurë me epilepsi.

Babai, vëllai dhe i fejuari e kanë rrahur pastaj janë detyruar ta çojnë në spital, ku vajza ka treguar se është dhunuar duke vënë në lëvizje policinë. Shkak i dhunës dyshohet se është refuzimi i vajzës për t'u martuar me Armand Janka, 34 vjeç, njëri nga dhunuesit i lënë në arrest në burg, së bashku me babanë Astrit Bajrami, 60 vjeç dhe Erlind Bajrami, 26 vjeç, i vëllai.

Ajo u dhunua nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj, pasi fejesa ishte bërë pa dëshirën e saj.

Rezistenca e saj solli jo vetëm dhunën nga i fejuari por dhe nga babai i saj Astrit Barjami dhe vëllai Erlind Barjami

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen ndërhynë dhe parandaluan përshkallëzimin e dhunës.

3 burrat u vunë në pranga ndërsa vajza ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën ku ndodhi ngjarja, policia sekuestroi një armë gjahu dhe municion luftarak që i përkiste babait të vajzës, Astrit Barjami.

Të këshilluara

Një tjetër i moshuar i jep fund jetës

Pas vetëvrasjes së 61-vjeçarit me varje sot në Fier, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Kalimash, Kukës. Një 75-vjeçar është gjend...

16:32

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI