Flash

Video/ Kocka të thyera në fytyrë e kolaps, dalin analizat për Varga: "Nuk është në rrezik për jetën"

Lapsi.al 24 June 2024
Video/ Kocka të thyera në fytyrë e kolaps, dalin analizat
Një lehtësim pas frikës së madhe të përjetuar mbrëmë: Barnabas Varga nuk është në rrezik për jetën. Këtë e ka konfirmuar trajneri i Hungarisë Marco Rossi pas ndeshjes ndaj Skocisë. Pikërisht në 10' e fundit të lojës, lojtari hungarez u përplas aksidentalisht me portierin kundërshtar Gunn. Mjekët kanë konstatuar thyerje të mollëzës dhe Varga është mbajtur gjatë gjithë natës në spital, por fatmirësisht gjendja e tij është stabël. Tekniku Rossi rindërtoi edhe ato minuta të frikshme në fushën e lojës: “Nuk e di nëse Varga u përplas me portierin, apo me ndonjë nga lojtarët tanë. Ishte një situatë konfuze. Edhe për këtë arsye u bë një kontroll në VAR (për shkak të një penallti të mundshme e cila më pas nuk u dha, red.) Lojtarët e më thanë se Barnaba nuk dukej i vetëdijshëm, kjo është arsyeja pse ata ishin të shqetësuar. Ndoshta, edhe sepse mjekët tanë mbërritën pak ngadalë, me shumë mundësi duke e nënvlerësuar situatën. E qartë se nëse do të shkonim përpara në Euro 2024, ai nuk do të jetë i disponueshëm”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI