Flash

Borell pret heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës

Lapsi.al 25 June 2024
Borell pret heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës

Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, ka thënë se shpreson që Kosovës t’i hiqen shpejt masat, edhe nëse kjo ndodh në mënyrë graduale.

Në një konferencë për mediat mbrëmë, Borrelli është pyetur edhe për takimin e liderëve të Kosovës dhe të Serbisë, të ftuar për të mërkurën. Përfaqësuesi që është në fund të mandatit, ka thënë se e ka parë të domosdoshme të rikthehen takimet e nivelit të lartë “për të kuptuar ku jemi”.

“Natyrisht, unë vazhdoj të përpiqem që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të arrijë zgjidhje operative, sepse ne tashmë kemi një marrëveshje. Kemi marrëveshjet e Ohrit. Problemi është që marrëveshjet duhet të zbatohen. Palët nuk kanë mundur t’i zbatojnë për njërën apo tjetrën arsye.

Mendoj se ishte e domosdoshme të vazhdojmë takimet e nivelit të lartë që të kuptojmë se ku jemi, sidomos në kohën kur shtetet anëtare po e diskutojnë propozimin tim për t’i hequr sanksionet ndaj Kosovës.

Unë shpresoj që sanksionet do të hiqen. Të paktën ky është propozimi im. Qoftë edhe në formë graduale, por shpejt. Kjo mund të krijojë një skenar në të cilin nuk them se dialogu do të rifillojë, por të paktën nuk do të mbyllet papritur. Dy liderët nuk janë takuar prej kohësh në kuadër të dialogut dhe nuk dua të dorëzohem, para se të përfundoj manadati im"”, ka thënë Borrell.

Javën e shkuar, përfaqësues të vendeve të BE-së nisën diskutimet për heqjen e masave ndaj Kosovës, në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, ku janë ambasadorët e vendeve anëtare.

Masat të cilat i janë vendosur Kosovës një vit më parë pritet që të hiqen gradualisht dhe pjesërisht, teksa kjo do të bëhet e ditur gjatë ditëve në vijim. Heqja “graduale” e masave, sipas burimeve, është një kompromis i vendeve anëtare të Bashkimit Europian pasi që ato nuk janë pajtuar që të gjitha se Kosova i ka përmbushur në tërësi kërkesat e vendosura nga BE-ja. Bazë për diskutim ka qenë raporti i Borrellit.

Të këshilluara

Apeli i GJKKO vendos sot për Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme e Apelit shpall sot vendimin për Fredi Belerin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, njëherësh i votuar si deputetet i Greqisë në Parlamentin e...

09:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI