Flash

Dhunonte bashkëjetuesen dhe fëmijën, vihet në pranga 45-vjeçari dhe babai i tij

Lapsi.al 25 June 2024
Dhunonte bashkëjetuesen dhe fëmijën, vihet në pranga

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia në Cërrik pasi dhunonte bashkëjetuesen dhe ka kanosur me jetë fëmijët e saj të mitur. Ndërkohë gjatë këtij operacioni është arrestuar edhe babai i 45-vjeçari. Sipas policisë, 71-vjeçari është arrestuar pasi gjatë kontrollit të kryer në banesë dhe në automjetin e tij policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 2 kallëpe tritoli, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 1 thikë.

Njoftimi i policisë:

Reagimi i Policisë menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, parandalon ngjarje të mundshme kriminale në një familje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku”. Sekuestrohen 2 kallëpe tritoli, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

Dhunoi bashkëjetuesen dhe fëmijën e saj të mitur, si dhe i kanosi ata për jetën, arrestohet 45-vjeçari. Arrestohet dhe babai i 45-vjeçarit, pasi iu gjetën në banesë lëndë plasëse, armë dhe municion.

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, se ajo dhe fëmija i saj i mitur, dhunoheshin dhe kanoseshin për jetën, nga bashkëjetuesi i saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në kuadër të operacionit policor të koduar “Risku”, kanë mundësuar kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti, shtetasit V. K., 45 vjeç.

Gjatë këtij operacioni është vënë në pranga dhe babai i 45-vjeçarit, shtetasi Z. K., 71 vjeç, pasi nga kontrolli në banesën dhe në automjetin e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale, 2 kallëpe tritoli, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

Me qëllim trajtimin e plotë të këtij rasti, kallëzueses dhe fëmijës së saj të mitur iu janë plotësuar kërkesëpaditë për urdhra të mbrojtjes së menjëhershme dhe janë dërguar në qendrën sociale “Forumi i Gruas”, Elbasan, për të marrë asistencën e nevojshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.'

Të këshilluara

Apeli i GJKKO vendos sot për Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme e Apelit shpall sot vendimin për Fredi Belerin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, njëherësh i votuar si deputetet i Greqisë në Parlamentin e...

09:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI