Flash

Kroacia, e trishtimi i Modric: "Si me Shqipërinë, futbolli ishte i keq me ne"

Lapsi.al 25 June 2024
Kroacia, e trishtimi i Modric: "Si me Shqipërinë, futbolli ishte

Penalltia e pritur nga Donnarumma, shpengimi i menjëhershëm për golin e 1-0 dhe befasia e bujshme në minutën e 98' që e çoi kombëtaren e tij një hap larg eliminimit nga Euro 2024. Kroaci-Itali për Luka Modric ishte një ulje-ngritje emocionesh, por ai që mbizotëron në fund është trishtimi: "Me Kroacinë sot futbolli ishte i pamëshirshëm, i keq. Ashtu si ndaj Shqipërisë duke qenë se e pësuam dy herë në minutat e fundit". Një goditje e rëndë për ish-fituesin e Topit të Artë: “Do të duhet të rikuperohemi, por mund të jemi krenarë për mënyrën se si mbrojtëm kombëtaren tonë”.

Goli i pësuar në minutën e 98' shuajti festën e tifozëve në tribunë dhe të Kroacisë që i ishte afruar kualifikimit në fazën e 16 më të mirëve, tashmë i varur në një fije dhe me kombinime të jashtëzakonshme rezultatesh në grupet e tjera: “Na mungoi përqendrimi dhe mprehtësia. Në fazat e fundit të ndeshjes duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe nuk kemi qenë kurrë, as ndaj Shqipërisë. Kundër Italisë meritonim të fitonim - vazhdoi ai në Sky Sport -, por edhe Italia pati disa mundësi. Futbolli kështu është”.

E ARDHMJA

Pothuajse në moshën 39-vjeçare, nuk ka gjasa që Modric të vazhdojë të jetë protagonist në një kampionat evropian me Kroacinë: "Nuk e kam vendosur ende se kur do të ndalem. Rezultati ndaj Italisë ishte i padrejtë, mendoj se e merituam të fitonim, por ky është futbolli. Sigurisht është një nga ndeshjet më të pafat të karrierës sime dhe kjo është një ditë e trishtë për kombëtaren kroate dhe për ne lojtarët".

Lexo më tej: Video/ Kroacia përmbys në dy minuta, Shqipëria barazon në shtesë: Gjasula "ëngjëll e djall"

Për të ardhmen e tij në kombëtare dhe një Botëror në horizont: "Unë, Brozovic dhe Perisic i kemi dhënë shumë Kroacisë dhe mund të japim ende shumë. Jemi të zhgënjyer, por dhamë gjithçka edhe pse nuk na ndihmoi".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI