Flash

Ndaloi Brojën e Asllanin, portieri i Spanjës Raya: "I lumtur që ndihmova skuadrën të fitonte"

Lapsi.al 25 June 2024
Ndaloi Brojën e Asllanin, portieri i Spanjës Raya: "I lumtur
Debutim fitues për David Raya, portierin që debutoi për Spanjën në ndeshjen kundër Shqipërisë, të fituar 1-0. Portieri i Arsenal shpjegoi emocionet e tij për faqen zyrtare UEFA.com: "Kjo ndeshje ishte një paraqitje e jashtëzakonshme nga të gjithë lojtarët e përfshirë. Ne e dinim absolutisht që Shqipëria nuk ishte një kundërshtar i lehtë. Ata po luanin për të mbijetuar në Euro 2024. Ne e dominuam ndeshjen; është një shije e ëmbël dhe ne jemi shumë të lumtur që fituam një tjetër ndeshje". Portieri i dytë i iberikëve ishte protagonisti absolut i ndeshjes me të paktën tre ndërhyrje vendimtare ndaj Brojës e Allsanit. Raya tregon ndjesitë e fitores kundër kuqezinjve: "Kur shënuam, i lënduam pak, por e dinim 100% se do të na sulmonin edhe më fort. Ndeshja u thye pak aty dhe Shqipëria bëri disa raste. Jam i emocionuar që kam luajtur, por mbi të gjitha ndihmova ekipin të fitojë tre pikë të tjera”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI