Flash

Arrestohet një person i dyshuar për spiunazh në Kosovë

Lapsi.al 26 June 2024
Arrestohet një person i dyshuar për spiunazh në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur se më 26 qershor është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “spiunazhi”. Sipas njoftimit, A.V, u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në rajonin e Mitrovicës. Prokuroria Speciale tha se arrestimi u bë pas hetimeve disamujore që u kryen në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës.

“I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit”, u tha në njoftim. Arrestimi i këtij personi të dyshuar për spiunazh, vjen pasi më 5 qershor në Ferizaj u arrestuan dy persona të dyshuar po për spiunazh.

Ndaj B.SH dhe M.Q të cilëve është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji. Pas arrestimit të tyre, mediat lokale në Kosovë raportuan se personat e arrestuar dyshohet se kanë spiunuar për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA). Por, BIA-ja tha se e mohon "çdo lidhje me personat e arrestuar në Kosovë". /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

Artan Lame pas dy orësh del nga SPAK

Ka dalë pas dy orësh nga SPAK, ish-drejtori i Kadastrës të shtetit, Artan Lame. Pas daljes nga Prokuroria, Lame nuk ka dhënë deklaratë për gazetarët, ndërsa tha...

18:21

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI