Flash

Berisha: Aparatura e kobaltit te Onkologjiku ka mbjellë vdekje te pacientët, personeli dhe banorët e zonës prej vitesh

Lapsi.al 26 June 2024
Berisha: Aparatura e kobaltit te Onkologjiku ka mbjellë vdekje te

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij foli për skandalin në spitalin Onnkologjik në QSUT. Ai u shpreh se ai nuk mbron asnjë njeri që shkel Betimin e Hipokratit.

Berisha shtoi se aparatura e sjellë për kobaltin punon me iridium. Sipas tij paratura është lënë vite në korridore dhe zyra duke emetuar për vite të tëra. Berisha tha se rrezatimi 18 herë mbi normën është mordigjen, është sëmundjeshkaktues për njeriun, për kafshën, për çdo qenie.

Fjala e plotë:

Miqtë e mi, unë nuk mbroj asnjë njeri që shkel Betimin e Hipokratit. Nuk mbroj asnjë njeri, i cili shkel kodin themelor të humanizmit të mjekut. Por ju duhet ta dini, shqiptarët duhet ta dinë se ai spital me aparaturën që solli Odeta, Zonja e Vdekjes, mbjell vdekje te të sëmurët, mbjell vdekje te personeli, mbjell vdekje te banorët e zonës.

Ju duhet ta dini se aparatura e sjellë për kobaltin punon me iridium. Aparatura është lënë vite në korridore dhe zyra duke emetuar për vite të tëra. Ju duhet ta dini se impianti i iridiumit, të cilën e solli Zonja e Vdekjes Manastirliu dhe e plasi si thes në korridor, kishte rrezatim 18 herë më të lartë se rrezatimi i lejueshëm.

Rrezatimi 18 herë mbi normën është mordigjen, është sëmundjeshkaktues për njeriun, për kafshën, për çdo qenie. Miqtë e mi, aty janë jo një, po disa personel të sëmurë me sëmundje malinje nga ky impiant. Aty janë numri i të sëmurëve të tjerë nuk dihet se sa janë.

Të këshilluara

Ndryshime në qeveri (Emrat)

Qeveria miratoi sot Ali Musliun si Prefekt të Qarkut të Elbasanit. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndërsa emërimi i Musliut si Prefe...

19:10

Artan Lame në SPAK

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Arsyeja e thirrjes së Lames në SPAK, sipas burimeve të gazetares Klodi...

16:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI