Flash

Del në ankand letra e famshme e Albert Einstein

Lapsi.al 26 June 2024
Del në ankand letra e famshme e Albert Einstein

Një letër nga Albert Einstein, në të cilën inkurajohej SHBA-ja të zhvillonte bombat e para bërthamore në botë, do të dalë në ankand.

Drejtuar presidentit, Franklin D Roosevelt, në vitin 1939, shënimi paralajmëronte se Gjermania naziste mund të ishte në gjendje të krijonte armë të tilla dhe sugjeronte që SHBA-ja të fillojë programin e saj atomik. Tre vjet më vonë, Amerika filloi Projektin Manhattan, i cili çoi në përdorimin e parë të armëve atomike, kundër Japonisë, në vitin 1945.

Letra po shitet si pjesë e një ankandi të artefakteve që i përkasin bashkëthemeluesit të Microsoft, Paul Allen, i cili vdiq në vitin 2018 në moshën 65-vjeçare.

Koleksioni i tij personal do të dalë në shitje në Nju-Jork, në shtator. Do të ketë një sërë artikujsh që pasqyrojnë jetën e tij dhe ndikimin në informatikë, por letra e Ajnshtajnit pritet të marrë vëmendjen kryesore.

Letra është vlerësuar së mund të shitet midis 4 dhe 6 milionë dollarë. Ajo në fakt u shkrua nga fizikani hungarez, Leo Szilard, me ndihmën e shkencëtarëve të tjerë, por u nënshkrua nga Ajnshtajni sepse statusi i tij asokohe vlerësohej si një nga figurat më të mëdha shkencore, çka do të tërhiqte vëmendjen e presidentit.

E datës 2 gusht 1939, vetëm disa javë para shpalljes së Luftës së Dytë Botërore, në letër citohej: “Është e imagjinueshme – edhe pse shumë më pak e sigurt – që mund të ndërtohen bomba jashtëzakonisht të fuqishme të një lloji të ri”.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta këngëtari i Crazy Town

Këngëtari i Crazy Town, Shifty Shellshock, ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare. Muzikanti u gjet i vdekur në shtëpinë e tij të hënën.Nuk janë dhënë detaje ...

14:19

Detaje nga vazhdimi i "Freaky Friday"

Për herë të parë në më shumë se një dekadë, audienca do të jetë në gjendje të shikojë Lindsay Lohan të marrë një rol kryesor në një film. Aktorja po luan në vaz...

19:17

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI