Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Euro 2024, Franca, Spanja, Gjermania e Portugalia nga njëra anë: vendi i dytë i Gjelave trazon rrugën

Lapsi.al 26 June 2024
Euro 2024, Franca, Spanja, Gjermania e Portugalia nga njëra anë: vendi

Franca është kualifikuar në fazën e 16 më të mirave të Euro 2024 dhe deri këtu nuk ka asgjë të papritur. Sido që të jetë, barazimi 1-1 kundër Polonisë, që ishte e eliminuar, ishte sensacional. Ky rezultat i kushtoi përzgjedhjes së teknikut Deschamps vendin e parë në Grupin D, duke përmbysur si pasojë hartën e rrugëtimit drejt finales të kompeticionit. Nënkampionët e botës pozicionohen në këtë mënyrë në njërën anë së bashku me ekipet e tjera të nivelit më të lartë kombëtar, si Gjermania, Spanja dhe Portugalia: të gjitha të parat në grupin e tyre përkatës. Penalltia e realizuar nga Lewandowski, e përsëritur dhe e shënuar pas gabimit të parë, i dha Austrisë vendin e parë, duke e futur skuadrën e Rangnick në anën e renditjes ku është Italia dhe Anglia ndër më të fortët.

Humbja ndaj Spanjës, pra, si dhe golat e fundit të realizuar nga Zaccagni dhe Fullkrug, ndryshuan rrugën dhe të ardhmen e Italisë së teknikut Spalletti, padyshim në letër. Nëse është për tu kaluar pengesa zvicerane në 1/8 e Euro 2024, të kaltrit e kanë vendosur veten në anën e kundërt të hartës me të paktën katër prej emrave të mëdhenj të futbollit evropian, të cilët do të luftojnë deri në fund për të marrë një vend në finale.

Lexo më tej: Video/ Austria i “fik derën” Holandës: fitore e bujshme e Ragnik ndaj Oranje, Lewa i heq kreun Francës

Nga ana "e lehtë", megjithatë, janë Austria befasuese, Anglia dhe kryesuesja e grupit Belgjika (që luan sonte). Kjo e fundit është më e pasigurta, për faktin se pas dy ndeshjesh në Grupin E janë katër skuadra me tre pikë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI