Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Franca harroi lojtarin e saj në stadiumin e Dortmundit

Lapsi.al 26 June 2024
Franca harroi lojtarin e saj në stadiumin e Dortmundit

Mund të jemi 6 muaj larg Krishtlindjeve, por futbollisti i Francës, William Saliba ka pësuar fatin e Kevin McCallister. Kjo për shkak se mbrojtësi i Arsenalit zbuloi se ishte lënë vetëm në stadium nga shokët e skuadrës teksa po kryente testet anti-doping pas ndeshjes së fundit të grupit të Francës në Euro 2024 ndaj Polonisë.

Pas përfundimit të testeve ai zbuloi se shokët e tij të skuadrës tashmë ishin larguar pa të, njëlloj si personazhi i filmit ikonë të vitit 1990 që mbeti vetëm në shtëpi pasi familja iku për pushime. “Les Bleus” sapo kishin barazuar 1-1 në sfidën e zhvilluar në Westfalenstadion të Borussia Dortmundit kur Saliba u thirr mënjanë për të kryer kontrollet e dopingut i përzgjedhur rastësisht, sipas asaj që raporton “L'Equipe”.

Por në pamundësi për të urinuar, 23-vjeçari kishte qëndruar në stadium deri në orën 22:30 ndërsa shokët e tij ishin larguar rreth orës 21:00. Megjithatë, Saliba kishte pranë disa anëtarë të stafit të Francës të cilët e kanë shoqëruar atë me makinë deri në bazën e tyre të stërvitjes në Bad Lippspringe. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI