Flash

I sekuestruan viçat me pretendimin se ishin kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, e moshuara denoncon policinë

Lapsi.al 26 June 2024
I sekuestruan viçat me pretendimin se ishin kontrabandë nga

Një ngjarje gati e pazakontë ka ndodhur pak muaj më parë në zonën kufitare në Maqellarë të Dibrës. Policia ka sekuestruar në një banesë tre viça me arsyetimin se kishin hyrë ilegalisht nga territori i shtetit fqinj të Maqedonisë së Veriut në territorin shqiptar.

Zonja e shtëpisë, Naime Capa tha se prej gjashtë muajsh nuk di se çfarë është bërë me viçat e familjes së saj pasi nuk ka marrë asnjë informacion nga policia. Ajo ka bërë kallëzim edhe në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për veprimet që kanë bërë oficerët në lidhje me sekuestrimin e viçave që gjendeshin në stallën e bagëtisë.

Nga ana tjetër, Naime Capa kërkon që problemi i saj të zgjidhet sa më parë dhe t’i rikthehen viçat e sekuestruar, ndryshe do të kalojë në vetëgjyqësi.

Të këshilluara

Vatër zjarri në Fushë-Krujë

Një vatër zjarri ka rënë në Fushë-Krujë. Nga flakët, janë djegur shkurre dhe ferra pranë rrugës nacionale. Në rrezik ishte edhe një magazinë pranë por zjarrf...

17:22

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI