Flash

Integrimi/ Rama në delir: Komisioni Europian u befasua nga ekipi ynë

Lapsi.al 26 June 2024
Integrimi/ Rama në delir: Komisioni Europian u befasua nga ekipi ynë

Edi Rama, në mbledhjen e grupit të PS, ku foli për komisionin Antikorrupsion dhe procesin e integrimit të vendit në BE, i shpreh se PS është e vetmja forcë historike që mund ta çojë para këtë proces.

Rama u shpreh se “nuk ka objektivisht asnjë forcë tjetër në këtë vend të jetë në gjendje jo ti bëjë këto, por ti kuptoj këto, e ti transmetoj këto”.

Ai u shpreh se procesi i integrimit është objektivisht i pamundur për këdo tjetër, sepse sipas tij, është një proces që kërkon eksperiencë nuk mjafton dija dhe dëshira.

Rama: E para që procesi ka rezultuar befasues për Komisioni Evropian, në akseptin e paraqitjes së skuadrës tonë kombëtarë dhe ka rezultuar i kënaqshëm në akseptin e stadit të zhvillimit ku e kemi sjell vendin. Ana tjetër është se çfarë duhet bërë akoma që vendi të plotësoj të gjitha kushtet për të qenë një vend anëtarë i BE. Pastaj vendimmarrja politike për anëtarësimin është një çështje tjetër që do të merremi të gjithë nën ndërveprimin me partnerët që dyja këto të bëhen bashkë dhe ku objektiv historik të realizohet.

Kjo vlen që të gjithë të kuptojnë që nuk ka objektivisht asnjë forcë tjetër në këtë vend të jetë në gjendje jo ti bëjë këto, por ti kuptoj këto, e ti transmetoj këto. Ti transmetoj me forcën dhe aftësinë që disponon kjo forcë politike. Është shume e rëndësishme të vetëdijesohen sa më shumë qytetarë e të tjerë. Për sa kohë ne do të kemi aftësinë për të qenë të pakënaqur me veten dhe të vetë përmirësohemi në vazhdim, jo vetëm që jemi e vetmja mundësi, por ne jemi e vetmja garanci. Përndryshe ky proces është objektivisht i pamundur për këdo tjetër, sepse është një proces që kërkon eksperiencë nuk mjafton dija dhe dëshira.

Të këshilluara

Artan Lame në SPAK

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Arsyeja e thirrjes së Lames në SPAK, sipas burimeve të gazetares Klodi...

16:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI