Flash

Merr zjarr "Ikona e deteve", anija më e madhe në botë

Lapsi.al 26 June 2024
Merr zjarr "Ikona e deteve", anija më e madhe në botë

Një zjarr ka shpërthyer në "Ikonën e deteve", anijen më të madhe të lundrimit në botë, duke bërë që ajo të humbasë energjinë ndërsa ishte ankoruar në Meksikë.

Sipas mediave të huaja, askush nuk u lëndua nga zjarri i përmasave të vogla që shpërtheu ditën e djeshme. "Ikona e deteve", e cila është pothuajse 365 metra e gjatë dhe peshon 250,000 tonë, ishte ankoruar në Costa Maya, Meksikë kur ndodhi incidenti. Anija humbi energjinë për pak kohë, por sistemi i energjisë rezervë u aktivizua menjëherë. Flakët kanë nisur në zonën e ekuipazhit të anijes, por ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Gjatë incidentit, njoftimet në bord paralajmëruan pasagjerët për atë që po ndodhte, sipas kompanisë. Përdoruesit e rrjeteve sociale raportuan në Facebook se kishte një shqetësim të lehtë , por gjithçka u kthye shpejt në normalitet dhe udhëtimi vazhdoi. Kjo anije e veçantë turistike mund të transportojë pothuajse 10,000 njerëz. Ka 20 kuverta, parkun e vet ujor dhe madje një ujëvarë të brendshme 17 metra.

Të këshilluara

Artan Lame pas dy orësh del nga SPAK

Ka dalë pas dy orësh nga SPAK, ish-drejtori i Kadastrës të shtetit, Artan Lame. Pas daljes nga Prokuroria, Lame nuk ka dhënë deklaratë për gazetarët, ndërsa tha...

18:21

Aksident në Lezhë, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasiten e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin, ku sipas informacioneve një makinë është përplasur me një motomjet. Si pasojë të plag...

19:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI