Flash

Misteri i vdekjes së biznesmenit Armand Nelaj në Sarandë

Lapsi.al 26 June 2024
Misteri i vdekjes së biznesmenit Armand Nelaj në Sarandë

Viktima e shpërthimit të së hënës në Sarandë është biznesmeni Armand Nelaj, 52 vjeç. Nelaj ishte biznesmen prej 13 vitesh në këtë qytet dhe zotëronte një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit.

Policia ende nuk ka dalë me një version zyrtar për arsyen e shpërthimit, pasi pritet akti i ekspertimit.

Ndërkohë ngjarja po hetohet në dy pista, ajo e shpërthimit të bombolës së oksigjenit teksa 52-vjeçari po zhytej në det, por nuk përjashtohet mundësia që t’i jetë bërë atentat me tritol.

Këto dyshime të fundit lindën pasi gjatë kontrollit në ujëra nga polumbarët u gjetën copëza metalike që mendohet se i përkasin mjetit ku ishte Armandi Nelaj.

Biznesmeni Nelaj është përmendur më herët edhe për një aferë për tjetërsimin e një prone publike, lulishte në qendër të qytetit të Sarandës.

Ndërkohë e gjithë ngjarja është e mbuluar me mister edhe për shkak të kohës kur ndodhi, pikërisht në orën 22:00 kur gjithë vëmendja ishte në përballjen Shqipëri-Spanjë.

Viktima u gjet nga dy shtetas të huaj, të cilët udhëtonin me një gomone drejt skafit të tyre. Këta dy persona e kanë nxjerrë menjëherë nga uji dhe e kanë transportuar drejt portit të Sarandës, ku më pas është marrë nga ambulanca për ta dërguar në spital.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, biznesmeni nuk ka arritur të mbijetojë.

Identifikimi i tij është arritur të bëhet vetëm pas alarmit të familjarëve në polici, të cilët kishin humbur kontaktet me të. Pas denoncimit, familjarët kanë identifikuar 52-vjeçarin prej një tatuazhi që kishte në krahun e majtë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI