Flash

Rama: Gazetarët nuk nxjerrin sekrete hetimore, merruni me burimin, prokurorët

Lapsi.al 26 June 2024
Rama: Gazetarët nuk nxjerrin sekrete hetimore, merruni me burimin,

Në një konferencë për të drejtën e Informimit, kryeministri Edi Rama, foli në lidhje me nxjerrjen e sekretit hetimor.

Duke u ndalur te rasti i gazetari Elton Qyno, apo dhe disa raste të tjera në kohën e pandemisë së COVID-it, kryeministri Rama u shpreh se nëse një sekret hetimor i tillë i bie në dorë gazetarëve, duhen hetuar ata që ua dhanë këto informacione, duke iu referuar kështu prokurorëve.

‘Sekreti hetimor është diçka tjetër. Përfitoj nga rasti të falënderoj Avokaten e Popullit, me një rast të një gazetari i cili u akuzua dhe u keqtrajtua për nxjerrje të sekretit hetimor. Ka ndodhur edhe gjatë pandemisë së COVID kur prokuroria iu vu mbrapa ca gazetarëve dhe për mua gazetarët nuk nxjerrin sekrete hetimore. Pasi gazetarët nuk i disponojnë sekretet, i disponojnë prokurorët. Kur i bie në dorë sekreti gazetarit, nuk është më detyrimi i tij të ruajë sekretin. Dhe nuk shkon drejt tij hetimi, por drejt atyre që ia dhanë atij. Kjo është elementare. Që në Kanun shkruhet e zeza në të bardhe 'Lajmësi nuk ka faj', kush e prodhoi ose kush ia dha që ta çoj diku tjetër, pra te burimi, me atë duhet të merresh.

Informacioni, mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekzistojnë në letër në vulë në firmë, dhe që nuk përfshihet në një hapësirë të ngushtë, është pronë publike që shteti nuk ka as një të drejtë t’ja mohojë qytetarëve.’- u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI