Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Theu kafkën e humbi Euro 2024, Varga vizitohet në spital nga kombëtarja e Hungarisë

Lapsi.al 26 June 2024
Theu kafkën e humbi Euro 2024, Varga vizitohet në spital nga
Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi dhe disa anëtarë të kombëtares magjare vizituan në spital sulmuesin Barnabás Varga. Ai u dëmtua rëndë në një përplasjeje shumë të dhunshme me portierin Gunn, gjatë ndeshjes kundër Skocisë. Si pasojë Varga pësoi fraktura të shumta të kafkës duke rezultuar në tronditje cerebrale. Lojtari i kombëtares së Hungarisë iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm të hënën dhe do të dalë sot nga spitali. Fotoja e vizitës është publikuar nga Federata Hungareze e Futbollit në llogarinë zyrtare në X. Një lehtësim pas frikës së madhe të përjetuar në ndeshje, sepse Barnabas Varga e kaloi rrezikun për jetën. Këtë e konfirmoi trajneri i Hungarisë Marco Rossi pas ndeshjes ndaj Skocisë. Pikërisht në 10′ e fundit të lojës, lojtari hungarez u përplas aksidentalisht me portierin kundërshtar Gunn. Mjekët konstatuan thyerje të të shumëfishtë të mollëzës dhe Varga iu nënshtrua operacionit e fatmirësisht gjendja e tij u përmirësua gradualisht. Tekniku Rossi rindërtoi edhe ato minuta të frikshme në fushën e lojës: “Nuk e di nëse Varga u përplas me portierin, apo me ndonjë nga lojtarët tanë. Ishte një situatë konfuze. Edhe për këtë arsye u bë një kontroll në VAR (për shkak të një penallti të mundshme e cila më pas nuk u dha, red.) Lojtarët e më thanë se Barnaba nuk dukej i vetëdijshëm, kjo është arsyeja pse ata ishin të shqetësuar. Ndoshta, edhe sepse mjekët tanë mbërritën pak ngadalë, me shumë mundësi duke e nënvlerësuar situatën. E qartë se nëse do të shkonim përpara në Euro 2024, ai nuk do të jetë i disponueshëm”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI