Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Video/ Ukraina e mbyll me pikët e vendit të parë, por eliminohet: dramë në Grupin E, të gjithë me nga 4

Lapsi.al 26 June 2024
Video/ Ukraina e mbyll me pikët e vendit të parë, por eliminohet:

Një barazim që i bën të lumtur të gjithë, në raundin e tretë të Grupit E, ai mes Sllovakisë e Rumanisë, të dy të kualifikuara në 1/8 e Euro 2024 falë barazimit 1-1. Një grup që i ruajti ekuilibrat deri në fund, sepse edhe Ukraina e Belgjika barazuan 0-0, duke e mbyllur të gjithë me 4 pikë. Golavarazhi fundosi ukrainasit, të eliminuar, pavarësisht se me pikë të njëjta me të parin e grupit E

UKRAINA 0-0 BELGJIKA

Në raundin e fundit të grupit E të Euro 2024, Belgjika dhe Ukraina barazuan 0-0. Një rezultat që i lejoi Djajtë e Kuq të kualifikoheshin në fazën e 16 më të mirave si vendi i dytë, duke eliminuar skuadrën e Rebrov, të fundit në grup me 4 pikë por për diferencë golash. Pati pak emocione në MHPArena në Shtutgart, të përqendruara sidomos në finale të takimit. Trubin i tha jo Carrascos, ndërsa Malinovskyi pothuajse e befasoi Casteels direkt nga një goditje këndi. Rumania fitoi grupin, Sllovakia është e treta. Për Lukakun dhe shokët e tij tani në 1/8 përballë është Franca.

RUMANIA 1-1 SLLOVAKIA

Sllovakia dhe Rumania mund të festojnë së bashku, duke u kualifikuar në fazën e 1/8 falë barazimit 1-1. Skuadra e teknikut Calzona e nisi menjëherë me agresivitet të fortë, por me kalimin e minutave rumunët arritën të shmangin gjithnjë e më shumë presingun e kundërshtarit. Megjithatë, në momentin më të mirë të Rumanisë, Skriniar dhe shokët e tij goditën. Në minutën e 24’, ish-lojtari i Milan dhe Parmës, Juraj Kucka shërbeu me një krosim të përsosur për goditjen me kokë të mesfushorit të Veronës, Duda, i cili shënoi 1-0. Reagimi i kundërshtarit nuk vonoi dhe në minutën e 37’ Rumania e riktheu ndeshjen në ekuilibër. Hagi fitoi një penallti pas ndërhyrjes së Hancko dhe kapiteni Razvan Marin, u shfaq nga pika e bardhë duke barazuar 1-1.

Lexo më tej: Video/ Fiton Belgjika, Lukaku sheh t’i anulohet goli i tretë në dy ndeshje: të gjithë me tre pikë në Grupin E

Në pjesën e dytë të dy skuadrat synuan mbi të gjitha të mos i bënin keq njëra-tjetrës dhe të mos rrezikonin tepër, pavarësisht se Dubravka dhe Nita u impenjuan (duke reaguar saktësisht) në disa raste. Në Frankfurt njëzet e dy lojtarët në fushë pranuan një barazim duke hyrë bashkarisht në fazën e eliminimit direkt. Kështu, Rumania mbylli grupin E në vendin e parë, duke u kualifikuar në anën e tableës ku ndodhet Austria (takim i mundshëm në çerekfinale), Anglia, Italia dhe Zvicra. Vendi i tretë në vend të kësaj për Sllovakinë e teknikut Calzona, pozicioni i së cilës në fazën e 16 më të mirave të Euro 2024 është ende për t'u përcaktuar.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI