Flash

Dënohet me 3 vite burg ish-kryetari i dhomës së Avokatisë, Arben Lena

Lapsi.al 27 June 2024
Dënohet me 3 vite burg ish-kryetari i dhomës së Avokatisë,

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burgim për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj gjyqtarit, avokatin dhe ish-kryetarin e dhomës së Avokatisë, Arben Lena.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Lena u dënua përfundimisht me 2 vite burgim dhe heqjen për 3 vite rresht të ushtrimit të së drejtës së profesionit.

Çfarë ndodhi

Pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi një të arrestuar për trafikun e emigrantëve, rezulton të jetë edhe kreu i Dhomës së avokatisë së Korçës Arben Lena.

SPAK lëshoi ndaj tij urdhër arresti, i cili u ekzekutua nga policia. Provat kundër tij u gjetën në celularin e tij pas sekuestrimit, komunikime të tij me personat e përfshirë që ngrenë dyshime të arsyeshme për SPAK se edhe avokati është pjesë e skemës së korrupsionit.

Skema u godit më 26 dhjetor të vitit 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër në detyrim paraqitje.

Personi me masë arresti që donin të lironin, është Bledar Kozici. Sekserët Nikoll Hafesllarin dhe Nikoll Jeskun do të merrnin 5 mijë euro nga familjarja e të arrestuarit, Artiana Kozici, ndërsa në skemë sipas SPAK është e përfshirë edhe avokatja Dajana Kodra.

Të këshilluara

Vangjush Dako mbërrin në GJKKO

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur në GJKKO. Dako është aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi është po gjykohet p...

14:43

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI