Flash

Kushtetuesja rrëzon ligjin për tatimin mbi profesionet e lira

Lapsi.al 27 June 2024
Kushtetuesja rrëzon ligjin për tatimin mbi profesionet e lira

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë ligjin për tatimet për profesionet e lira. Vendimi u mor sot (27 qershor) me votën e shumicës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe u bë publike nga kryetarja Holta Zaçaj.

Në një komunikim për mediat, Zaçaj u shpreh se Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën dhe rrëzoi tatimin me 15% për profesionet e lira.

“Është rrëzuar, pranimi i pjesshëm i kërkesës do të thotë që është pranuar kërkimi dhe është shfuqizuar neni që e bënte të aplikueshëm normën e tatueshme prej 15% për profesionet e lira”, tha Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata vendosi me shumicë votash pranimin e pjesshëm të kërkesës dhe shfuqizimin e nenit 69 pika dh, fjalia e dytë dhe e tretë e ligjit nr 29/2023 dhe të nenit 4 të VKM 753/ 2023. Rrëzimin e kërkimeve për shfuqizimin e dispozitave të tjera të ligjit. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore”, lexoi vendimin Zaçaj.

Gjykata Kushtetuese argumenton se kjo ishte një masë joproporcionale dhe se këto kategori do duhet të taksohen në 2029 si të gjithë bizneset e tjera të vogla.

Në një deklaratë për mediat nga Kuvendi, Jorida Tabaku qe e pati bere kete çeshtje kauz te saj tha se nuk kishte bazë ligjore për të tatuar atë kategori punonjësish.

“Pas paraqitjes së argumenteve dhe fakteve ne fituam sot një betejë për të gjithë këto profesione të lira. Në fituam një betejë sepse GJK sot doli me vendim që tatimi mbi profesionet e lira është antikushtetues, që i diskriminonte profesionet e lira".

Kjo gjykatë u përball me disa padi të ndryshme gjatë këtij viti kur ligji i miratuar që në mars të vitit 2023 hyri në fuqi dhe një Vendim i Këshillit të Ministrave përcaktoi dhe listën e profesioneve që do të përfshiheshin në një tatim nga 15-23 përqind nga 1 janari 2024.

Deputetët e opozitës dhe përfaqësues të grupimeve të profesionistëve të lirë që preken nga ky ligj, kontabilistët dhe avokatët pretenduan në seancë se ligji krijon pabarazi dhe diskriminim para ligjit për kategoritë e ndryshme që do të tatohen nga këto ndryshime dhe krijon pasiguri juridike për kategoritë e prekura.

"Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese ka një mësim shumë të mirë për qeverinë: nuk bëhet fushatë me politikë taksash! Para zgjedhjeve i bën zero dhe më pas i dyfishon. Nuk mund të gjesh intrepretime dhe atë që shet domate ta quash biznes, kurse atë që ofron shërbim të punësuar. Do t’i taksosh? Taksoji të gjithë dhe merre mbrapsht premtimin që bëre në zgjedhje" shkroi garetarja Ola Xama ne Facebookun e saj.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI