Flash

Presidenti bullgar s’do të marrë pjesë në samitin e NATO-s për shkak të Ukrainës

Lapsi.al 27 June 2024
Presidenti bullgar s’do të marrë pjesë në samitin e

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, nuk do të udhëheqë apo të jetë pjesëmarrës në delegacionin e shtetit të tij në samitin e NATO-s në korrik, bëri të ditur zyra e tij për media më 27 qershor.

Sipas njoftimit, refuzimi i Radevit për të marrë pjesë në samit, që do të mbahet në Uashington, ka të bëjë me mosmarrëveshjet rreth qëndrimit të shtetit të tij sa i përket luftës në Ukrainë.

Radev “nuk pranon disa pika të kornizës së qëndrimeve të miratuar nga Këshilli i Ministrave që kanë të bëjnë me zotimet që shteti ynë duhet të ndërmarrë sa i përket luftës në Ukrainë”, u tha në njoftim.

Njoftimi vjen pak pasi kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Dimitar Glavçev, tha se Radev duhet të udhëheqë delegacionin bullgar.

Zyra për media e Qeverisë tha më herët se Radev dhe Glavçev do të marrin pjesë në samitin në Uashington, por nuk ishte e qartë se kush do të udhëhiqte delegacionin e shtetit.

Radev për një kohë të gjatë kundërshton dërgimin e ndihmës ushtarake për Kievin, i cili po përballet me pushtimin e paprovokuar që Rusia nisi më 2022. Presidenti bullgar ka argumentuar se dërgimi i ndihmës vetëm do të zgjasë konfliktin.

Qeveritë e kaluara bullgare, por edhe shumica parlamentare, kanë mbështetur përpjekjet e Kievit për të luftuar kundër Rusisë dhe deri më tani kanë ndërmarrë vendime për ndihmë ushtarake për Ukrainën. Samiti i NATO-s do të mbahet në Uashington nga 9 deri më 11 korrik./ REL

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI