Flash

Regjisori i "The Notebook" kërkon falje publike pas deklaratës

Lapsi.al 27 June 2024
Regjisori i "The Notebook" kërkon falje publike pas

Nick Cassavetes zbuloi një dekadë më parë se Rachel McAdams dhe Ryan Gosling kishin vështirësi për t'u marrë vesh në xhirimet e filmit "The Notebook" të vitit 2004.

Ndërsa rom-com feston 20 vjetorin e saj më 25 qershor, regjisori, shprehu keqardhjen e tij për diskutimin e dinamikës së tyre në një intervistë të re.

“Më kapi  të papërgatitur, por nëse McAdams dhe Gosling do e shohin këtë intervistë, ju kërkoj falje. Nuk duhet të kisha folur,” tha ai për Entertainment Weekly në një histori të botuar të martën.

Në një intervistë të vitit 2014 me VH1, regjisori zbuloi: “Ndoshta nuk duhet ta tregoj këtë histori, por ata me të vërtetë nuk  shkonin mirë në xhirime.”

Ai tregoi një moment kur Gosling, mes një skene të tensionuar, kërkoi që McAdams, të zëvendësohej. "Ryan erdhi tek unë, dhe kishte 150 njerëz që qëndrojnë në këtë skenë të madhe, dhe ai thotë, "Nick eja këtu." A mundesh të largosh Rachel dhe të marrësh një aktore tjetër ?'”, kujtoi ai në atë kohë. ““Unë thashë, “Çfarë?” Ai thotë, “Nuk mundem. Unë nuk mund të xhirojë me të.  Unë thjesht nuk po marr asgjë nga kjo.”

“Më vonë shkuam në një dhomë me një producent; ata filluan duke i bërtitur njëri-tjetrit,” vazhdoi ai. “U largova… Dhe u bë më mirë pas kësaj, e dini? Unë mendoj se Ryan e respektoi atë për mbrojtjen e karakterit të saj dhe Rachel ishte e lumtur që e nxirrte atë hapur. Pjesa tjetër e filmit nuk ishte një lundrim i qetë, por ishte më i qetë.”

Pavarësisht debati të tyre fillestar, dyshja ranë në dashuri jashtë ekranit dhe filluan të takoheshin menjëherë pas mbylljes së filmit.

"Ata ranë në dashuri dhe u bënë një çift i mrekullueshëm," tha Cassavetes për EW. “Unë ende mendoj se ata kishin shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin, por në fillim nuk ishte kështu.”

 

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Bill Cobbs

Aktori Bill Cobbs  ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. "Jemi të pikëlluar që ndajmë vdekjen e Bill Cobbs. Të martën, më 25 qershor, Bill ndërroi jetë i qe...

14:47

Ndahet nga jeta këngëtari i Crazy Town

Këngëtari i Crazy Town, Shifty Shellshock, ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare. Muzikanti u gjet i vdekur në shtëpinë e tij të hënën.Nuk janë dhënë detaje ...

14:19

Detaje nga vazhdimi i "Freaky Friday"

Për herë të parë në më shumë se një dekadë, audienca do të jetë në gjendje të shikojë Lindsay Lohan të marrë një rol kryesor në një film. Aktorja po luan në vaz...

19:17

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI