Flash

Shehaj - ministrave: Fusni dorën ne xhep, do gjeni paratë e shendetësisë

Lapsi.al 27 June 2024
Shehaj - ministrave: Fusni dorën ne xhep, do gjeni paratë e

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj foli sot në Parlament për skandalin me doktorrët tek Onkologjiku.

Sipas Shehajt, në thelb, ilaçet e të sëmurëve ia ka vjedhur qeveria. Shehaj kujton skandalet e qeverisë, si Check Up, apo Sterilizimi, nën hetim nga SPAK.

"Ne thelb, ilacet e te semureve i keni vjedhur ju. I vjedh qeveria juaj. Çdo ditë dëgjojmë se si vidhet, në çdo fushë dhe nivel të administratës dhe qeverisë. Vjedh kryeministri nëpërmjet kompanive Offshore. Vjedh zv.kryeministri që sot është në arrati. vjedhin ministrat, vjedhin deputetët, vjedh kryebashkiaku i Tiranes dhe drejtorat, vjedhin zëvendësministra. 

Te gjithe vjedhin sa munden dhe ku munden. Dhe vjedhin edhe mjekët.

Është e neveritshme kur zbulojmë që mjekët vjedhin ilaçet e të sëmurëve me tumor, por në thelb ato ilaçe nuk i kanë vjedhur vetëm ata. Në thelb ilaçet e te sëmurëve i keni vjedhur ju, ato para janë në xhepat tuaj,

Ju ftoj të fusni dorën në xhep dhe do gjeni paratë e ilaçeve të vjedhur, të pajisjeve mjeksore qe nuk funksionojnë, të pronave që ju keni vjedhur qytetarëve, të tenderave të korruptuar, 100mln euro të Check-up it, 100mln e sterilizimit, etj

Çfarë mendoni se njerezit nuk e dine? Nuk ju shohin? Nuk ju neverisin?" - u shpreh Shehaj.

Lexo më tej: “Paguaj ose vdis” tek Onkologjiku, kriminelët me bluza të bardha në pranga 

Deputeti deklaroi se ç'ka ndodhur tek Onkologjiku, ndodh në çdo institution të administratës dhe qeverisë.

"Cfare ka ndodhur tek Onkologjiku, ndodh ne cdo institution te administrates dhe qeverise. Vjedhin te gjithe. Sepse kane nje qellim. Te pasurohen vete dhe te mbajne pushtetin." - u shpreh Shehaj.

Të këshilluara

Vangjush Dako mbërrin në GJKKO

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur në GJKKO. Dako është aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi është po gjykohet p...

14:43

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI