Flash

A është Kryemadhi ende anëtare e PL-së pas kërkesës për divorc? Meta u përgjigjet gazetarëve

Lapsi.al 28 June 2024
A është Kryemadhi ende anëtare e PL-së pas

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë kësaj konference Meta u pyet nga gazetarët nëse Monika Kryemadhi është ende anëtare PL-së, pas kërkesës së tij për divorc.

Në lidhje me këtë pyetje Meta u përgjigj duke thënë se Partia e Lirisë është një parti evropiane dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike. Ai më tej shtoi se cilido që pranon programin e PL, respekton statutin e saj dhe punon për 5 prioritetet është i ftuar në parti.

"Ne jemi një parti evropiane dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike. Cilido që pranon programin e PL dhe respekton statutin e saj, që punon për 5 prioritet e saj është në PL dhe është i ftuar jo vetëm të jetë në PL, por t’i bashkohet asaj si një shpresë e madhe për të përmbysur këtë model ekonomik që pasuron vetëm një klientelë pranë Edi Ramës," tha Meta.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI