Flash

Berisha: Sot u faktua ajo që kishim paralajmëruar, Rama manipuloi shifrat e regjistrimit të popullsisë

Lapsi.al 28 June 2024
Berisha: Sot u faktua ajo që kishim paralajmëruar, Rama manipuloi

Berisha: Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të pamposhtur të dinjitetit, shpresës, besimit dhe fitores së shqiptarëve. Një mirënjohje të pakufishme ndaj jush dhe nderimin më të madh. Mirënjohje të pakufishme oratorëve të kësaj platforme të të vërtetave të mëdha të shqiptarëve. Miqtë e mi, sot po lexoja një shkrim të një puthadori të Edi Ramës, i cili shkruante: u trondita shumë dhe më erdhi keq që nuk e kisha ditur më parë letrën e të ndjerës, mësueses Ina Kasimati. Në një kohë kur ajo letër është lexuar në këtë platformë dhe ka tronditur mbarë vendin.

Por jo veshëmbyllurit e Edi Ramës, të paguarit e tij. Jo lakejtë e tij, të cilët mashtrojnë shqiptarët. Të cilët aplikojnë censurën më të paskrupullt ndaj qytetarëve të vendit në mbështetje të një regjim genocidal ndaj kombit. Të dashur miq, ashtu siç kishim paralajmëruar në mënyrën më të përsëritur manipulimin e tmerrshëm që Edi Rama dhe zyrtarë të papërgjegjshëm të tij po u bënin shifrave të regjistrimit të përgjithshëm të popullatës, ajo u faktua sot në mënyrën më të shëmtuar dhe më të plotë. Pas publikimit të shifrave, një publicist i njohur shqiptar shtroi pyetjen: mirë, po unë kur do mësoj të vërtetën se sa shqiptarë ka në Shqipëri? Të presim nga hakerat iranianë, thotë, se mos e nxjerrin atë të dhënë. Gjer këtu ka arritur puna me këtë njeri që nuk ka asnjë kod moral ndaj vendit dhe kombit të tij," tha Berisha.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në lumin Drin

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Drin në afërsi te urës së Bahcallekut. Policia bën të ditur se personi është rreth 40-vjeç dhe nuk nuk janë konstatatuar...

19:27

Një verë plot buzëqeshje ju pret me JUMBO

Në Jumbo, stina më e bukur e vitit ka filluar. Po ju e keni menduar se ku do të shkoni këtë vit? Ndoshta po, ndoshta jo, por ajo që dimë me siguri është se në J...

18:30

Zjarr në Delvinë, digjen ullishtet

Një zjarr ka përfshirë periferinë e fshatit Vllahat te bashkia Delvinë, duke djegur ullishte. Ne vendngjarje për të shuar flakët kanë shkuar shërbimi zjarrfikës...

18:14

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI