Flash

Këlliçi zbulon një SMS nga Bashkia Tiranë dhe flet për një luftë të egër mes SPAK, Veliajt dhe Ramës

Lapsi.al 28 June 2024
Këlliçi zbulon një SMS nga Bashkia Tiranë dhe flet

Belind Këlliçi ka paralajmëruar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, për tentativën e tyre për t’ia faturuar sipas tij aferën e 430 milionë eurove të inceneratorit disa drejtorëve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Belind Këlliçi thotë se Veliaj në ora 4 të mëngjesit të ditës së sotme ka fluturuar jashtë Shqipërie sepse ka një debat dhe luftë të egër mes tij, SPAK-ut dhe Edi Ramës. Megjithatë, Këlliçi nuk jep asnjë shpjegim se si lidhet fluturimi i tij me luftën e supozuar mes tij, Ramës, dhe SPAK-ut.

"Erion Veliaj, sot që ne flasim, në orën 4 të mëngjesit, e kanë parë qytetarët në avion duke u larguar nga Shqipëria. Pse?! Sepse ka një debat dhe një luftë të egër në ditët e fundit, midis SPAK-ut, Erion Veliajt dhe Edi Ramës." - shkruan Këlliçi.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se tentativa për ta nxjerrë Veliajn të pa lagur do të dështojë pasi ose Erion Veliaj do të shkojë përpara drejtësisë si kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, ose do shembet reforma në drejtësi.

Tentativa e SPAK për t’ia faturuar aferën e 430 milionë eurove të inceneratorit disa drejtorëve të Veliajt, do të dështojë! Nuk mundet dhe nuk ka asnjë shans që kjo vjedhje e shekullit, të kalojë ashtu si mendon Veliaj dhe ‘kolegët’ e tij në SPAK.

Ose Erion Veliaj do të shkojë përpara drejtësisë si kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, ose do shembet reforma në drejtësi. Rrugë të mesme nuk mund të ketë!" - shkruan Belind Këlliçi në Facebook.

Mes të tjerash, anëtari i Kryesisë së PD-së flet edhe për një SMS që pretendon se i ka ardhur nga një punonjës i Bashkisë Tiarnë.

Sipas denoncuesit, më 14 korrik të vitit të kaluar Veliaj me drejtorët e 5D-së ka shkuar në Zvicër dhe kanë shpenzuar 100 mijë franga vetëm për një fundjavë.

"Ndërkohë që kishte nisur protesta, falënderoj një punonjës të ndershëm të bashkisë së Tiranës që sjell një informacion me vlerë për SPAK: “Shikoni pak në sistemin TIMS datën 14 korrik të vitit të kaluar. A ka udhëtuar Erion Veliaj së bashku me drejtorët e 5D për në Zvicër? Shikoni hotelet ku kanë ndenjur dhe a kanë shpenzuar 100 mijë franga vetëm për një fundjavë në Zvicër apo jo?!”

Që ta dini qytetarë, sot familjet në nevojë të pastrehën ata që nuk kanë mundësi financiare nuk mbyllin dot muajin, kurse ky hajdut ordiner me banditët e tij, me Taulant Tushën, me Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, Kapllanin, Malokun, Kacidhen harxhonin 100 mijë franga në fundjavë!" - shkruan Këlliçi. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Zjarr në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr ka rënë këtë pasdite në Lazarat të Gjirokastrës, teksa flakët rrezikojnë banesat. Zjarrfikëset janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zj...

17:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI