Flash

Kultivuan një parcelë me kánabis në pyll, arrestohen 3 vëllezër në Durrës

Lapsi.al 28 June 2024
Kultivuan një parcelë me kánabis në pyll, arrestohen 3

Tre vëllezër kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, të akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacioni policor të koduar “Brothers” janë asgjësuar dhjetëra fidanë dhe bimë cannabisi.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i Pastër”.

Pas një hetimi proaktiv, finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”. Vihen në pranga 3 vëllezër, të cilët u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike. Asgjësohen dhjetëra fidanë dhe bimë cannabisi.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë intensifikuar kontrollet në terren, të bazuara në inteligjencën policore dhe në hetime proaktive.

Në këtë kuadër, si rezultat i një hetimi proaktiv, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Brothers”. Në kuadër të këtij operacioni u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. V., 26 vjeç, E. V., 23 vjeç dhe A. V., 20 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Maskuri, Durrës.

Këta shtetas, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Maskuri, kishin kultivuar në një parcelë, dhjetëra fidanë dhe bimë cannabisi. Gjatë operacionit, këta shtetas u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike.

Gjatë hetimit proaktiv janë siguruar prova filmike kur këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkonin në mënyrë të përsëritur te parcela për t’u kujdesur për bimët.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë asgjësuar fidanët dhe bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gjenerator, tuba uji, pleh kimik, kubikë polesteroli, 2 automjete dhe 3 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI