Flash

Pas shlyerjeve të mëdha në fund vit, detyrimet e prapambetura fillojnë të rriten sërish

Lapsi.al 28 June 2024
Pas shlyerjeve të mëdha në fund vit, detyrimet e prapambetura

Detyrimet e prapambetura të qeverisë ndaj palëve të treta me të cilat kishte kontrata për punë dhe shërbime iu rikthyen rritjes në 4 mujorin e parë. Ministria e Financave raporton se totali i detyrimeve që nuk u shlyen në kohë arriti në 10,5 miliardë lekë (rreth 100 mln euro) në prill 2024 me rritje 34 për qind që nga 31 dhjetori 2023.

Rritja erdhi kryesisht ndaj projekteve në infrastrukturë, të cilat arritën në fund të prillit në 2,1 miliardë lekë ose 662% më shumë se fund të dhjetorit 2023 ku detyrimet në këtë zë ranë në 286 milionë lekë.

Mbi 79 për qind e detyrimeve totale e përbente zëri detyrime “të tjera”, të cilat përfaqësohen nga shuma të pashlyera nga vendimet e gjykatave në disfavor të qeverisë. Zëri “detyrime të tjera” arriti në rreth 8.4 miliardë lekë në fund të prillit, me rritje 10 për qind nga fundi i vitit 2023.

Siç shihet nga historiku i detyrimeve, akumulimet e detyrimeve janë të larta në 6 mujorin e dytë, pasi kompanitë kryejnë punimeve përtej parashikimeve në buxhet (shiko grafiku i mëposhtëm). Megjithëse një seri udhëzimesh dhe rregulloresh evitojnë akumulimet e detyrimeve ato po bëhen një zë i pashmangshëm në buxhet.

Ministria e Financave e ka bërë praktikë që një pjesë të këtyre ta shlyeje në fund të vitit, por përgjithësisht një stok prej 100 milionë eurosh mbetet gjithnjë. Qeveria shqiptare ka përfituar miliona euro hua nga donatorët për të forcuar kapacitetet e monitorimit dhe parandalimit të krijimit të detyrimeve të prapambetura.

Legjislacioni në fuqi i përmirësuar në bashkëpunim me BB dhe FMN në vitin 2016, nuk parashikon apo lejon asnjë rast të krijimit të detyrimeve të prapambetura. Krijimi i detyrimeve të prapambetura automatikisht shoqërohet me thyerje të të paktën një ose me shumë neneve të Ligjit Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në RSH dhe akteve nënligjore në zbatim të tij./ Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI