Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Skandal te Serbia: Vanja Milinkovic-Savic, sherr në një pub para ndeshjes me Danimarkën

Lapsi.al 28 June 2024
Skandal te Serbia: Vanja Milinkovic-Savic, sherr në një pub para

Vanja Milinkovic-Savic ka qenë protagonist i një episodi vërtet të bujshëm gjatë Euro 2024. Portieri serb i Torinos, i cili nuk luajti as një minutë në Europian, do të ishte përfshirë në një sherr në një pub në Mynih ditën e pushimit para ndeshjes vendimtare kundër Danimarkës. Megjithatë, dinamika e supozuar nuk është ende e qartë. Sipas gazetës serbe Telegraf, vëllai i ish-lojtarit të Lazios, Sergej, ka debatuar me një tifoz që e kishte kritikuar sepse ai ishte duke pirë para ndeshjes dhe madje e ka goditur. Pronari i klubit, i intervistuar nga e njëjta gazetë, kishte një version tjetër dhe pohoi se gjithçka kishte ardhur nga një keqkuptim me rojet e lokalit. Asnjë qëndrim zyrtar nga Federata Serbe e Futbollit.

“Vanja erdhi në lokalin tonë, por rojet e sigurisë në hyrje nuk e njohën dhe nuk donin ta lejonin brenda pasi ai kishte veshur pantallonat e shkurtra të kombëtares. Kjo e inatosi portierin Milinkovic-Savic dhe pati një sherr. Ndërhyra menjëherë, i kapa dorën dhe i thashë të hynte me mua, por ai refuzoi. E gjitha ndodhi në oborrin e lokalit. Nuk e di cfarë i hodhën në trup apo cfarë i thanë njëri-tjetrit. Jam i kënaqur se në fund zgjidhëm gjithçka", ishin fjalët e pronarit.

Një episod i rëndë i pa konfirmuar nga drejtuesit serbë, por që flet shumë për menaxhimin e trajnerit Dragan Stojkovic, i cili është vënë nën shënjestrën e mediave dhe tifozëve dhe që së shpejti do të shkarkohet pas këtij Euro 2024 katastrofik, i cili përfundoi me eliminimin në grupe pa asnjë fitore.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI