Flash

Makina e policisë përplaset në aksin Gjirokastër-Kakavijë, lëndohet efektivi dhe një person tjetër

Lapsi.al 29 June 2024
Makina e policisë përplaset në aksin

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Mësohet se një makinë policie është përplasur me një tjetër makinë tip Audi. Kjo ka shkaktuar plagosjen e dy personave, mes tyre një efektiv policie.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të lagjes Kordhocë, fshati Lazarat. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, nderkohë që gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetën.

'Rreth orës 15:40, në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavijë", në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S. B.

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjerë (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI